“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”/ Sot etapa e dytë e garës, ja rrugët që do të bllokohen dhe mbërritja në Elbasan

Edhe këtë të martë do të zhvillohet etapa e dytë e ‘Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026’.

Siç është njoftuar çiklistët pjesëmarrës do të nisen nga Lezha në orën 12:00 dhe do të përfundojnë garën në Elbasan.

Një ditë më parë u mbajt etapa e parë, ku fitues doli Belgu Kjell Cooman.

-Etapa II-data 19.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

-Etapa III-data 20.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

-Etapa IV-data 21.05.2026
Orari i bllokimit: 12:00
Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V-data 22.05.2026
Orari i bllokimit: 10:00
Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

NJOFTIM I BASHKISË ELBASAN:

Tour of Albania 2026.
Duke qenë se ky aktivitet prek edhe territorin e Qarkut Elbasan, Bashkia u rikujton qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të marrin masa paraprakisht për lëvizjet e tyre në akset ku do të bllokohet qarkullimi.
🔶️Ky tur prek territorin e qarkut Elbasan në datat dhe oraret e mëposhtme.
Aktiviteti do të zhvillohet në dy etapa, sipas itinerareve dhe orareve si më poshtë:
🔸️Etapa e parë– E martë, datë 19.05.2025 – Ora 15:30
Itinerari përshkon:
•Peqin (15:30)
•Bradashesh (15:50)
•Rrethi Luleve
Rrethi Zaranik-Rrethi 1 Majit
(16:20)
• Hyrje në Bulevardin Qendror (Finish – ora 16:30).
🔸️Etapa e dytë – E mërkurë, 20.05.2025 – Ora 12:00
Itinerari përfshin:
•Nisja nga Kalaja e Elbasanit (12:00)
•Rrethrrotullimi “Lulet” – Bradashesh (12:04)
•Rrethi i Bradasheshit (12:07)
•Ura e Zezë – Kthesa e Cërrikut (12:24)
•Kthesa e Belshit (12:28)
•Fshati Kajan (12:55)
•Kthesa e Kuçovës (13:20).