Trump paralajmëron Tajvanin pas vizitës në Kinë: Mos shpallni pavarësinë!

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Taiwanit pas vizitës së tij të fundit në Kinë, duke kërkuar që ishulli të shmangë çdo lëvizje drejt shpalljes formale të pavarësisë.

Deklaratat e Trump kanë rikthyer tensionet mbi një nga çështjet më të ndjeshme gjeopolitike në botë dhe kanë shkaktuar shqetësim në Tajvan, ku autoritetet vendase theksojnë se ishulli funksionon tashmë si një entitet sovran nën emrin zyrtar Republika e Kinës.

Sipas analistit të lartë të Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Taipei, William Yang, udhëheqja tajvaneze ka shmangur prej vitesh çdo deklaratë zyrtare për pavarësi, nga frika se një veprim i tillë mund të provokojë një reagim ushtarak nga Kina.

“Ekziston një konsensus i gjerë se një hap i tillë do të krijonte potencialisht një konflikt katastrofik”, deklaroi Yang për Deutsche Welle.

Komentet e Trump vijnë pas takimeve të tij me presidentin kinez Xi Jinping, gjatë të cilave thuhet se është diskutuar edhe çështja delikate e shitjes së armëve amerikane për Tajvanin.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Tajvanit mbeten të tensionuara prej dekadash, ndërsa Pekini e konsideron ishullin pjesë të territorit të tij dhe ka paralajmëruar vazhdimisht kundër çdo tentative për pavarësi formale.