Mbrëmjen e sotme në arenën e Wiener Stadthalle të Vjenës mbahet finalja e Eurovision 2026. Shqipëria përfaqësohet në këtë edicion me këngëtarin Alis Kallaçi, i cili ka elektrizuar skenën me performancën e tij të këngës “Nan”.
Alis është ngjitur në skenë i pesti në radhë, ndërsa sonte performojnë gjithsej 25 shtete konkurruese.
Ndërkohë lidhur me mënyrën e votimit, bëhet e ditur se votimi është i hapur gjatë gjithë performancave, dhe mbyllet 40 minuta pas këngës së fundit.
Një person mund të votojë deri në 10 herë, ndërsa njoftohet se mund të votojnë të gjitha shtetet pjesëmarrëse, (përfshirë ato që nuk u kualifikuan) dhe mbarë bota.
Mënyra e votimit:
1. Me SMS (Diaspora): Dërgoni kodin 05 në numrin e shtetit ku ndodheni (Gjermani, Zvicër, Itali, Francë, Greqi, Belgjikë, etj.).
2. Online (Mbretëria e Bashkuar, Australi dhe “Rest of the world”): Aksesoni faqen zyrtare www.esc.vote dhe zgjidhni Shqipërinë.













