SHBA- Ivanka Trump në një rrëfim emocional ka folur për momentet e saj më të vështira në jetë. Në një interviste në podcastin “Ditari i një CEO”, Ivanka foli për humbjen e nënës, sfidat shëndetësore të bashkëshortit, Jared Kushner dhe atentati ndaj të atit, presidentit të SHBA-ve Donald Trump.
“Nëna ime më mësoi shumë se si ta bëj atë që dua. Ajo jetoi një jetë të mirë. Ishte shumë e lumtur. Humbja e një prindi, veçanërisht në mënyrë të papritur, mëbën të ndihem… Ajo vdiq në mënyrë të papritur, pas COVID-it,” tha Ivanka.
Ivanka Trump foli edhe për gjyshen e saj, nënën e Ivana Trump, Marie Zelníčková, e cila jeton me ta në Florida.
“Gjyshja ime gatuante çdo vakt. Ajo është jashtëzakonisht e dashur. Është një bekim ta kemi në shtëpinë tonë dhe të jetojmë me ne. Ajo u tregon atyre histori për nënën time, të cilën për fat të keq nuk e takuan kurrë”, tha Ivanka, duke shtuar se i vlerëson shumë historitë që “Bambi”, nofka që ia ka vënë gjyshes u tregon fëmijëve të saj.
Mes lotëve, Ivanka Trump foli edhe për burrin e saj, i cili luftoi me kancerin. Ivanka tregoi se Kushner iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor në qafë ndërsa shërbente si këshilltar i lartë i Trump në mandatin e tij të parë. Ndërsa, në vitin 2022, pas qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Kushner iu nënshtrua një operacioni të dytë në tiroide.
Ivanka Trump foli edhe për atentatin ndaj babait të saj në Butler, Pensilvani, në korrik 2023. Ajo tha se atë ditë ishte në Klubin e Golfit Trump në New Jersey, duke notuar në pishinë me dy nga fëmijët e saj, ndërsa atentatin e pa nga televizori.
“Televizorët ishin ndezur, kështu që e pashë pothuajse menjëherë. Isha e tmerruar dhe e frikësuar”, tha ajo, duke pretenduar se ndërsa e shikonte të atin të ngrihej dhe të largohej i rrethuar nga ekipi i Shërbimit Sekret, ajo e dinte se ai ishte mirë.
Ajo zbuloi gjithashtu se e ka falur vrasësin e mundshëm Thomas Crooks për veprimet e tij.
“Falja është një gjë e vështirë në këtë kuptim, por mendoj se duhet. Qëndrimi i babait tim gjallë ishte një bekim. Nuk mund t’i marrësh gjërat si të mirëqena në jetë dhe këtë e kam mësuar në shumë mënyra. Kur nëna ime vdiq para kohe, kur burri im pati një luftë të tmerrshme me kancerin. Thjesht nuk mund të marrësh asgjë si të mirëqenë”, përfundoi Ivanka Trump.
Ivanka Trump gets emotional as she reflects on mother Ivana's life & death.
🎥: The Diary Of A CEO pic.twitter.com/HCvxlxCGAT
— TMZ (@TMZ) April 9, 2026
— FIGHT (@Similac6) April 10, 2026













