E ndërsa u paraqitën në fillim të seancës parlamentare, ministrat janë zhdukur nga Kuvendi.
Ndërkohë, deputetët e pranishëm vazhdojnë të marrin fjalën njëri pas tjetrit për të ngritur çështjet e qytetarëve, siç ishte parashikuar në rendin e ditës, por edhe mes ligjvënëse ka mungesa.
I vetmi ministër që ka mbajtur një fjalim në foltore deri më tani është ai i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.
Por edhe ky i fundit është larguar.
Vetëm ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili, ka qëndruar në sallë. Por kjo e fundit është për “hallet” e deputetëve, jo të qytetarëve.













