TIRANË – Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e 15 protestuesve të arrestuar gjatë protestës kombëtare të opozitës, të zhvilluar më 22 mars, duke u caktuar atyre masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Pas protestës, policia kishte shoqëruar në total 23 persona, mes të cilëve 4 të mitur. Këta të fundit u liruan pas verifikimeve, ndërsa 15 persona të tjerë u arrestuan.
Protesta u shoqërua me tensione, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të Kryeministria e Shqipërisë, selisë së Partisë Socialiste dhe institucioneve të tjera.
Sipas policisë, të arrestuarit akuzohen për hedhje të lëndëve djegëse drejt institucioneve shtetërore. Si pasojë e përplasjeve, gjashtë efektivë policie mbetën të plagosur.
Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, me akuzat “organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “shtyrja e të miturit në krim”.













