Foto-lajm: Ceremoni madhështore për Fitër Bajramin në Elbasan

Në Elbasan u zhvillua një ceremoni madhështore e faljes së Fitër Bajramit, ku mijëra besimtarë myslimanë morën pjesë në sheshin kryesor “Gensher” dhe përgjatë një pjese të bulevardit të qytetit.

Falja u mbajt në orët e para të mëngjesit, duke shënuar përmbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit. Besimtarët u mblodhën në një atmosferë të qetë dhe solemne për të kryer ritualin dhe për të shkëmbyer urime me njëri-tjetrin.

Në Elbasan vihet re një prani e gjerë e besimit mysliman, ndërsa vitet e fundit është shtuar dukshëm edhe pjesëmarrja e të rinjve dhe të rejave në praktikat fetare.