Hotelet dhe qytetarët shqiptarë që përdorin platformën “Booking” për rezervime të dhomave apo për qira afatshkurtër, kanë realizuar një shifër totale të ardhurash prej 80.1 milionë euro gjatë periudhës janar-shtator 2025.
Administrata Tatimore bën me dije disponon të dhëna mbi rezervimet dhe shitjet e realizuara përmes platformës “Booking”, ku rezulton se janë 17.225 biznese dhe individë të regjistruar që kanë realizuar shitje të akomodimeve përmes kësaj platforme.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vetëm komisione që i është paguar platformës nga qytetarët dhe bizneset janë rreth 12.8 milionë euro.
80 milionë euro nga Booking në Shqipëri, Tatimet: Deklaroni, ose
Tatimet
Për këtë arsye, administrata tatimore u bën thirrje individëve që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale – DIVA 2025.
Ndërsa bizneset duhet të verifikojnë nëse deklarimet e tyre janë në përputhje me të dhënat e Booking për të mos u bërë subjekt i rivlerësimeve tatimore.
Mosdeklarimi i të ardhurave përbën shkelje të legjislacionit tatimor dhe sjell penalitete sipas parashikimeve ligjore. Afati për plotësimin e DIVA 2025 është 31 Marsi 2026.
Ndërkohë të njëjtin detyrim e kanë edhe subjektet që krijojnë të ardhura përmes platformës së rezervimeve “Airbnb”.














