MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një 72-vjeçari në Memaliaj. Policia bën me dije se ja bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes. Më tej policia ka theksuar se për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor për kapjen e autorit të dyshuar nuk i kanë publikuar gjeneralitetet e tij, deri në momentin e arrestimit.
Policia shton se në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së 72-vjeçarit me inicialet F. A. Gjithashut në lidhje me ngjarjen po kryhen kontrolle në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori.
Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij. Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjeneralitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori. Nderkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
