4 herë Erion Alibej dhe 2 herë Nuredin Dumani/ Cilat janë tentativat e dështuara për vrasje nga vëllezërit Çopja në Elbasan

SPAK bën me dije se vëllezërit Çopja kanë organizuar 4 tentativa vrasje ndaj Alibejt në periudhën kohore nëntor 2019 deri në muajn nëntor të vitit 2020.

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zbardhur sot 6 tentativa vrasje kundër Erion Alibejt dhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit. SPAK bën me dije se vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja kanë organizuar 4 tentativa vrasje ndaj Alibejt në periudhën kohore nëntor 2019 deri në muajn nëntor të vitit 2020. Po ashtu janë zbardhur dhe dy tentativa vrasje ndaj Dumanit në periudhën kohore korrik deri në nëntor të vitit 2020.

Njoftimi i SPAK:

Gjithashtu kjo organizatë kriminale ka kryer dhe veprime aktive duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale me qëllim kryerjen e vrasjes së disa shtetasve, konkretisht:

9. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore nëntor 2019 –janar 2020;

10. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej pas periudhës së karantinës në vitin 2020;

11. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në muajin shtator 2020;

12. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Erion Alibej, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – nëntor 2020;

13. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore korrik – tetor 2020;

14. Fakti Penal “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, në dëm të shtetasit Nuredin Dumani, ngjarje e planifikuar të kryhej në periudhën kohore tetor – nëntor 2020;