3 ditë para zgjedhjeve, SPAK “mësyn” në zyrat elektorale! Gjenden lista me emra qytetarësh, euro dhe tollona!

Agjentët e BKH-së në bashkëpunim me SPAK kanë kryer fazën eparë të operacionit të koduar ‘Premtimi” vetëm tre ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Si rezulatat i punës së kryer në qytetin e Shkodrës dhe kontrolleve intensive dhe personale të automjeteve të gjashtë shtetasve, janë sekuestruar konkretisht 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Mësohet se është ushtruar kontroll fizik ndaj 6 personave me inicialet F.V, B.L, D.D, S.Z, B.H dhe Z.D si edhe ndaj nëntë automjeteve të tyre. Ndërkohë vijojnë ende hetimet në kuadër të këtij operacioni.

Rama e bën “traditë”! Si në 2021, firmos mbulesën e tavolinës: Marrim 78 mandate

Njoftimi i policisë:

Punë intensive në bashkëpunim me SPAK, për parandalimin dhe goditjen e krimeve në fushën e zgjedhjeve.

U zhvillua në qarkun Shkodër, faza e parë e operacionit policor të koduar “Premtimi”. Në bashkëpunim me BKH, u zbatuan vendimet për kontrollin personal dhe të automjeteve ndaj 6 shtetasve. Sekuestrohen celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës intensive të bërë në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e krimeve elektorale, zhvilluan sot, në qarkun Shkodër, fazën e parë të operacionit policor kundër krimeve zgjedhore, të koduar “Premtimi“.

Në kuadër të kësaj faze u bë ekzekutimi i vendimit të datës 07.05.2025, të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për kontrollin fizik ndaj 6 shtetasve dhe 9 automjeteve të tyre, konkretisht ndaj shtetasve F. V., B. L., D. D., S. Z., B. H. dhe Z. D., banues në Shkodër, Bushat dhe Vau i Dejës;

-automjetit në pronësi të shtetasit F. V.;

-automjetit në pronësi të shtetasit B. P.;

-automjetit në pronësi të shtetasit D. D.;

-automjetit në pronësi të OSHEE-së, në përdorim nga shtetasi S. Z.;

-2 automjeteve në pronësi të shtetasit B. H.;

-3 automjeteve në pronësi të shtetasit Z. D.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 7 celularë, dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.

Hetimet në kuadër të këtij operacioni vijojnë.