14-vjeçari që u mas*akrua nga bashkëmoshatari me thi*kë ishte futbollist i U-15 Dinamo. Klubi ngushëllon familjen

TIRANË- Martin Cani, 14-vjeçari i cili humbi jetën sot në mënyrë tragjike pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij, ishte pjesë e klubit sportiv me moshat e reja Dinamo U-15.

Klubi sportiv ka reaguar menjëherë pas lajmit tragjik. Përmes një postimi në rrjete sociale ku i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të miturit dhe mbështetje për këtë moment të vështirë.

Postimi:

“Ngushëllim- Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15. Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira. U prehsh në paqe Martin!”- shkruan klubi.