Edhe në Elbasan është zhvilluar ceremonia tradicionale e Ujit të Bekuar.
Ceremonia është udhëhequr nga mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, hirësia e tij, Andoni.
Pas meshës, besimtarët i janë drejtuar një kompleksi pishinash ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së Kryqit në ujë.
14 vjeçari Emanuel Sholla kapi kryqin në ujë ndërsa uroi besimtarët për një vit të mbarë!
