Elbasanion nis zbatimin e projektit “Hijet e Trazicionit të Gjelber: investigime dhe podkaste”

Shadows on the Green Transition: Investigations and Podcasts for a Just and Community-Consulted Transition

Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, synon të rrisë transparencën dhe pjesëmarrjen e komunitetit në proceset mjedisore dhe tranzicionin e gjelbër në Elbasan. Përgjatë 10 muajve, projekti prodhon dy raporte investigative, tre podkaste me ekspertë dhe aktorë lokalë, si dhe materiale informuese për qytetarët. Aktivitetet përmbyllen me një tryezë publike dhe një fushatë online, duke ofruar rekomandime për një tranzicion të drejtë dhe të konsultuar me komunitetin.