Zjarr në kazanët e mbeturinave në Elbasan

Flakët e zjarrit përfshihen kazanët e mbeturinave në Elbasan.

Vatra u pikas në kazanët që ndodhen përgjatë bulevardin Aqif Pasha sapo kalon kryqëzimin e ‘1 majit’.

Djegia e mbeturinave dhe plastika sollën shqetësim te banorët e zonës përreth dhe kalimtarët.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit që neutralizuan dhe fikën flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Një nga pistat është edhe zjarrvënia e qëllimshme pasi në flakë janë përfshirë edhe disa kazanë të tjerë.