BallinaAktualitetBefason Artan Hoxha! Në familjen rome në Elbasan u grabitën 6 milion...

Befason Artan Hoxha! Në familjen rome në Elbasan u grabitën 6 milion euro

Elbasan, 11 nëntor 2026 – Një ngjarje e raportuar fillimisht si grabitje e zakonshme me dhunë në qytetin e Elbasanit mund të fshehë pas një histori të implikuar me miliona euro të dyshuara si të vjedhura në Greqi, sipas deklaratave të gazetarit të hetimit Artan Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur disa persona të veshur me uniforme policie hynë në banesën e shtetasit L. Z., duke pretenduar se po ushtronin kontroll për lëndë narkotike dhe armë zjarri. Sipas të dhënave të bëra publike nga Hoxha, autorët kishin udhëtuar nga Tirana me një automjet me targa të Kosovës dhe gjatë ndërhyrjes nuk përdorën armë zjarri, ndërsa u përballën me rezistencën e banorëve të shtëpisë.

Edhe pse familja raportoi fillimisht në polici se u ishin marrë vetëm 30 mijë euro dhe disa aparate celulari, hetimet gazetareske ngrenë hije dyshimi se zanafilla e ngjarjes lidhet me një zakë me para të gjetura në shtetin fqinj.

“Pronari i shtëpisë, L. Z., emigrant në Greqi, bashkë me disa persona të tjerë po kërkonte metale në pronën e një ish-kryetari bashkie të ndjerë. Aty gjetën një vend të mbyllur me 14 milionë euro në zarfe, të cilat i ndanë mes tyre. Pjesa e tij ishte 6 milionë euro, me të cilat u kthye në Shqipëri. Në fund të fundit, kanë grabitur grabitësit,” deklaroi gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”.

Sipas të njëjtave burime, rënia në sy nga blerjet e shtrenjta në zonë solli informimin e grupit grabitës, i cili ngriti një skuadër me përbërje komando për marrjen e shumës nga banesa. Deri më tani, nga pesë autorët e dyshuar janë identifikuar tre prej tyre, ndërsa fati i shumës prej 6 milionë eurosh dhe sa sasi reale parash është marrë nga banesa mbeten ende të paqarta për organet e hetimit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular