Plagosje me thikë në qendër të Korçës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës. Mësohet se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person.

Ai është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se i plagosuri është në reanimacion. Policia në kërkim të autorit. Ende nuk dihen shkaqet që sollën plagosjen e personit.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, shtetasi Ergyst Shtylla 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa indetifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.