Ushtroi dhu’në ndaj një 20-vjeçareje, procedohet i riu në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit R. A., 26 vjeç, i dyshuar për ushtrim dhune ndaj një 20-vjeçareje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.