BallinaElbasaniPërmbysje e 'çmendur' në Elbasan Arena. Elbasani mposht Partizanin

Përmbysje e ‘çmendur’ në Elbasan Arena. Elbasani mposht Partizanin

ELBASAN, 28 Tetor 2026 — AF Elbasani ka arritur një fitore dramatike me rezultatin 2-1 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”, duke u shkaktuar kryeqytetasve humbjen e tretë radhazi nën drejtimin e trajnerit Mislav Karoglan dhe duke siguruar suksesin e parë në stol për teknikun Glen Daja.

Sfida e javës së 9-të të Kategorisë Superiore nisi më mirë për Partizanin, i cili kaloi në avantazh në minutën e 16-të pas një goditjeje dënimi të harkuar në zonë, ku mbrojtësi Joviçiç goditi saktë me kokë duke mposhtur portierin Aleksovski. Të kuqtë administruan lojën gjatë gjithë pjesës së parë dhe një pjese të madhe të fraksionit të dytë, të ndihmuar edhe nga disa ndërhyrje otsimtare të portierit Qirko.

Përmbysja e vendasve nisi në minutën e 82-të, kur një goditje nga jashtë zonës e Mazarit u devijua nga mbrojtësi Pasagiç, duke ndryshuar trajektoren e topit dhe duke lënë të palëvizur portierin Qirko.

Gjashtë minuta më vonë, në të 88-ën, Elbasani shënoi golin e fitores përmes Nikajt pas një gabimi në kthimin e topit nga mbrojtja e Partizanit. Ky aksion u anulua fillimisht nga gjyqtari anësor për pozicion jashtë loje, por u cilësua i rregullt pas verifikimit në sistemin VAR nga kryesori Çelaj, çka nxiti protesta të ashpra nga stafi dhe futbollistët e të kuqve.

Pavarësisht 12 minutave lojë shtesë dhe tentativave të kryeqytetasve në fundin e ndeshjes, Elbasani mbrojti avantazhin deri në bilbilin e fundit, duke marrë tri pikë të rëndësishme për klasifikimin.

Goli i Nikajt: (VIDEO) (VIDEO)

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular