U lëndua në sy gjatë protestës, Qeveria akordon 5 milionë lekë për trajtimin mjekësor të Erion Vishkullit

0
17

Këshilli i Ministrave ka miratuar mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin, duke akorduar një fond prej 5 milionë lekësh për trajtimin e tij.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Policia e plagosi në protestë, Ministrja e Shëndetësisë: Mjekët italianë i shpëtuan syrin, Erjon Vishkulit!

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.36, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erion Vishkulli, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.

2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu