Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. K., 53 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Strorë për djegien e disa barishteve, por si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një sipërfaqe toke pyjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













