Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë dy shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Në pranga ra shtetasi G. M., 59 vjeç, i kapur në rrugën “Qemal Stafa” duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, u arrestua shtetasi M. S., 29 vjeç, pasi në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur u përplas me një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. P., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













