Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me thirrjen e kryeministrit Edi Rama në GJKKO, në kuadër të hetimeve për dosjen “Partizani”.
Berisha deklaroi se thirrja e Ramës ishte kërkuar prej kohësh nga ana e tij, duke pretenduar se kryeministri ka firmosur mbi 10 deri në 12 dokumente në këtë çështje, të cilat sipas tij përbëjnë shkelje ligjore.
Ai shtoi se vendimi për thirrjen e Ramës tregon se gjykata ka marrë në konsideratë faktin që firmat në dokumente i përkasin kreut të qeverisë.
Berisha: Është kërkuar me kohë thirrje e Ramës, pasi në atë dosje Edi Rama ka mbi 10-12 firma. Prej tyre në shkelje flagrante të ligjeve dhe i ndëshkuar nga gjykata dhe prokuroria, mercenaret e Ramës nuk e thirrën njëherë kur ne e kërkuam, përkundrazi akuzuan Sali Berishës për gjera që nuk kishte lidhje. Gjykata zbatoi ligjin, në kuptimin që firmat janë të Ramës. Unë kam një firmë pas asaj të Ramës, që në aktivitetin tim nuk kam firmosur kundër projekteve që ata kanë sjellë. Rama me 12 firma., Rama i cili ka ndërruar destinacionin, pa u kthyer prona të pronari, pa kërkesën e pronarëve, ka ndërruar destionacionin për ta shndërruar në zonë urbanistike, pasi ja kishte vënë syrin si toka e askujt, që bashkë më Olsin donin të ndërtonin parajsën e tyre. Çdo gjykatës serioz vendos marrjen në ndjekje penale të Ramës., Por edhe thirrja, do të jemi ballë për ballë, të behet burrë dhe shqiptarët të shohin kush është Rama në atë aferë, çfarë korrupsioni, çfarë aktesh korruptive të mëdha ka kryer ai duke ndërruar destinacion pa asnjë kërkesë nga pronarët. Shqiptaret presin një konfrontimin në gjykatë mes meje dhe kryehajdutit. Unë përballjen e kam kërkuar dhe e kërkoj me Edi Ramën, ai është njeriu që ka një aferë korruptive, që ka ndryshuar destinacionin pa asnjë kërkesë të pronarëve.













