Procedohen dy persona për ndërtim të paligjshëm në Cërrik

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasit F. B. dhe K. B., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.