Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Trojas të Belshit, ku një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën tragjikisht gjatë ushtrimit të detyrës, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, rreth orës 09:30, 32-vjeçari me iniciale K. Z., me detyrë elektricist, ka qenë duke kryer punime për riparimin e linjës elektrike në zonë. Gjatë ndërhyrjes, ai dyshohet se është goditur nga rryma, duke pësuar dëmtime fatale që i kanë shkaktuar vdekjen në vend.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik në punë, si dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.




