Viktima është Klajdi Zekthi, 32 vjeç. Ai humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën teksa po riparonte një linjë elektrike në fshatin Trojas
Është identifikuar 32-vjeçari që humbi jetën paraditen e sotme në fshatin Trojas, në Belsh, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës.
Viktima është Klajdi Zekthi, 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, raporton noa.al duke cituar burime në vendngjarje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, teksa i riu po kryente punime për riparimin e linjës elektrike.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë ndërhyrjes ai ka rënë në kontakt me rrymën dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe mënyrën se si ndodhi aksidenti në punë.




