Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, i riu që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të Maliqit, bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo.
Vendimi për dënimin e të miturit është marrë më 9 shtator 2026, nga një trupë gjykuese në Gjykatën e Korçës, e cila, pasi vlerësoi provat e paraqitura në dosjen penale, vendosi të dënojë autorin e krimit 12 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me dashje”.
“…ky dënim ndaj 15-vjeçarit Guri, është dhënë për shkak të moshës së mitur të tij, pasi nëse do të ishte mbi 18-vjeç, ai do të kishte një dënim më të lartë…”-tha një burim i gazetarit Elton Qyno.
Nga ana tjetër, i pandehuri Guri, megjithëse minoren gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit të kësaj dosjeje, asnjëherë nuk ka shfaqur pendesë dhe të kërkojë falje para gjykatës së Korçës, për krimin e rëndë që i shkaktoi familjes Xhejo, duke i vrarë me thikë djalin e tyre 14-vjeç.
Thuajse në të gjitha seancat, i mituri vrasës shfaqej duke qeshur dhe pa asnjë ndjenjë faji për krimin e rëndë që kishte kryer.
Që nga momenti i arrestimit, Guri mbahet i izoluar në burgun e të miturve në Kavajë, vend në të cilin do të vuajë dhe dënimin prej 12 vjet heqje lirie.
Ndërkohë, në të njëjtën çështje penale ishin të pandehur edhe babai i tij, Edison Guri, xhaxhai Roland Guri dhe Flori Çela, të cilët janë dënuar nga gjykata për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.
Ngjarja e ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Eraldo Xhejo, është filmuar nga një kamera e lokalit “Amar”, pranë të cilit ndodhi dhe krimi i rëndë.
Pamjet filmike të sekuestruara me shumë urgjencë nga policia e Korçës, kanë filmuar të gjithë dinamikën e krimit të rëndë, ku i mituri 15-vjeçar Enedjos Guri ndjek dhe qëllon me thikë në kraharor të miturin tjetër, 15-vjeçarin Eraldo Xhejo.
Hetimet e menjëhershme zbuluan se përplasja nuk ishte e rastësishme, por pasojë e një sherri të mëparshëm mes dy të miturve.
Sipas gazetarit Elton Qyno, filmimet e administruara në dosjen hetimore tregojnë qartë momentet e përleshjes, ku Enedjosi e ndjek viktimën duke mbajtur një thikë në dorë, ndërsa Eraldo përpiqej të mbrohej.
Gjatë konfliktit, goditja fatale i mori jetën të miturit Xhejo. Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi plagën e thellë në kraharor si shkakun e vdekjes, ndërkohë që në rrobat e tij u gjetën njolla gjaku të përputhshme me dëmtimet, të shkaktuara nga mjeti prerës, thikë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 gusht 2025 dhe tensionoi shumë situatën mes dy familjeve të viktimës dhe autorit të krimit.
Pasi, pas ngjarjes, veprime kriminale për fshehjen e përgjegjësisë penale, kanë kryer babai dhe xhaxhai i autorit të krimit, Edison dhe Roland Guri, të cilët fillimisht u arrestuan dhe u lanë në burg, por u liruan më pas nga Gjykata e Apelit, duke u akuzuar vetëm për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Sipas grupit të hetimit, babai dhe xhaxhai kanë larë thikën e krimit dhe më pas e kanë fshehur me qëllim mosgjetjen nga organet e hetimit që po ndiqnin rastin




