Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në Korçë. I moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është përplasur nga ambulanca.
Sipas burimeve policore, pas aksidentit, drejtuesi i ambulancës ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital, ku ai ka marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, drejtuesit të ambulancës, me inicialet E. Q., rreth 44 vjeç, i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.
Policia ka arrestuar 44-vjeçarin, i cili akuzohet për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktim të aksidentit rrugor.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.




