BallinaAktualitetSPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, dosja dërgohet sot për gjykim në...

SPAK mbyll hetimet për Belinda Ballukun, dosja dërgohet sot për gjykim në GJKKO

TIRANË — Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka finalizuar hetimet dhe ka dërguar zyrtarisht për gjykim dosjen penale ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët, ndërsa prokurori i çështjes Dritan Prenci bëri me dije se kërkesa për gjykim është dorëzuar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Sipas organit të akuzës, në dosje janë përfshirë gjithsej 25 persona fizikë dhe dy persona juridikë, ndërsa objekti i hetimeve përfshin 10 procedura të ndryshme.

Gjatë prezantimit të detajeve të dosjes, prokurori Prenci theksoi se vlera e pasurisë që lidhet me hetimet e kësaj çështjeje arrin deri në 1 milion e 800 mijë euro. Çështja tashmë ka kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësor në GJKKO, ku pritet të nisë procesi penal ndaj të pandohurve.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular