BallinaBotaKy vend dhuron shtëpi falas për 10 vite dhe paguan edhe…

Ky vend dhuron shtëpi falas për 10 vite dhe paguan edhe…

Një rajon i Italisë ka ndërmarrë një nismë të pazakontë për të luftuar shpopullimin, duke ofruar 50 banesa falas për qytetarët që pranojnë të zhvendosen dhe të jetojnë atje për dhjetë vite. Bëhet fjalë për Kalabrinë, në jug të Italisë, ku autoritetet rajonale kanë vënë në dispozicion rreth 20 milionë euro për rikonstruksionin e banesave.

Ndryshe nga programet e njohura italiane të shtëpive me një euro, këtë herë përfituesit nuk do të paguajnë për restaurimin, pasi shpenzimet mbulohen nga rajoni. Megjithatë, banesat nuk kalojnë në pronësi të përfituesve, por jepen për përdorim falas për dhjetë vite.

Programi, i quajtur “La Calabria ti regala la casa”, përfshin 50 prona në 26 bashki me më pak se 5 mijë banorë. Për të aplikuar, kandidatët duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe të kenë jetuar jashtë Kalabrisë për të paktën tre vite.

Një kusht i rëndësishëm është zhvendosja e vendbanimit kryesor në rajon për dhjetë vite. Banesat nuk mund të jepen me qira apo të përdoren për qëllime turistike. Përparësi do të kenë familjet me fëmijë, çiftet e reja, prindërit e vetëm, emigrantët që rikthehen, punonjësit në distancë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Aplikimet janë hapur më 5 nëntor dhe përfundojnë më 18 dhjetor. Sipas të dhënave të institutit italian të statistikave, popullsia e Kalabrisë është zvogëluar me 6,4% gjatë dekadës së fundit. Autoritetet shpresojnë që kjo nismë të rikthejë jetën në fshatrat dhe qytetet e vogla.

Kalabria njihet për plazhet, malet dhe qytezat mesjetare, por vazhdon të përballet me largimin e banorëve, veçanërisht të rinjve. Banesa të përfshira në program gjenden në Torre di Ruggiero, San Mango d’Aquino, Cessaniti dhe disa vendbanime të tjera të rajonit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular