TIRANË- Policia e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë 23 protestues që morën pjesë në tubimin e mbrëmjes së djeshme para Kryeministrisë. Sipas uniformave blu, ata kanë bllokuar bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të policisë për lirimin e rrugës.
Në njoftimin e policisë thuhet se për secilin prej tyre është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026. Në total, janë plotësuar 23 procesverbale për kundërvajtje administrative.
NJOFTIMI:
Tiranë/ Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 23 masa administrative.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 23 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, për shtetas të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 000 lekë.
