BallinaAktualitetKjo është mjekja që humbi jetën në aksidentin tragjik pranë tunelit të...

Kjo është mjekja që humbi jetën në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit (FOTO+EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e djeshme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit në Shqipëri, ku kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Në mesin e viktimave është edhe 42-vjeçarja nga Tetova, doktoresha Maltina Ferati, e cila udhëtonte si pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident. Viktima tjetër është identifikuar si Bledian Osmani, rreth 42 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, kur dy automjete janë përplasur në afërsi të tunelit të Murrizit. Si pasojë, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë transportuar në spital për kontroll dhe trajtim mjekësor, njofton TS.


Lajmi për vdekjen e doktoreshës Ferati ka tronditur edhe kolegët e saj në Tetovë. Spitali Klinik i Tetovës ka publikuar një letër ngushëllimi, përmes së cilës ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e koleges së tyre.

Ferati ishte pjesë e rëndësishme e këtij institucioni shëndetësor, ku ushtronte detyrën e kryeshefes së Laboratorisë.

Nga Spitali Klinik i Tetovës e kanë vlerësuar atë për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjësinë në punë, duke theksuar se do të mbahet mend jo vetëm për aftësitë profesionale, por edhe për buzëqeshjen, mirësinë dhe gatishmërinë për t’u shërbyer të tjerëve.

“Ikja e saj e parakohshme lë një boshllëk të madh në mesin tonë. Kontributi i saj profesional dhe kujtimet e bukura që la pas do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së institucionit tonë”, thuhet në letrën e ngushëllimit.

Në fund, Spitali Klinik i Tetovës u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të doktoreshës Ferati.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular