RRUSHKULL — 72-vjeçari që u dhunua rëndë nga djali i tij në fshatin Rrushkull të Manzës, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 10 ditë pas ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht trajtimit të specializuar mjekësor.
Ngjarja e rëndë ndodhi para banesës së familjes Kaçuli, ku djali dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj të dy prindërve të tij, të moshës 69 dhe 72 vjeç.
Pas ngjarjes, bashkëshortja u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa 72-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake nga policia, autori i dyshuar vuante nga probleme të shëndetit mendor.
