BallinaAktualitetProtestuesit nuk i ndal as shiu, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Protestuesit nuk i ndal as shiu, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Qytetarët e Tiranës janë mbledhur sërish pasditen e sotme para Kryeministrisë në protestën e çdo ditshme kundër qeverisë Rama.

Pas revoltës kombëtare ditën e djeshme ku pati dhe përplasje me policinë, studentë, të rinj dhe qytetarë dolën përsëri sot në ora 18:30 para Kryeministrisë.

Ata janë të palëkundur në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Nga ana tjetër, qytetarët janë kundër edhe klasës së vjetër politike, pra që përbashkohet nga dyshja Rama-Berisha.

Sakaq, studentët kanë refuzuar dialogun e kërkuar me ngulm nga Rama, pasi nuk gjejnë asnjë arsye që të bisedojnë me një kryeministër të korruptuar dhe që i dhunon me anë të policisë në shesh.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular