BallinaAktualitetFlakë gjigante në Zvërnec. Digjet një magazinë peshkimi

Flakë gjigante në Zvërnec. Digjet një magazinë peshkimi

ZVËRNEC- Në zonën e Zvërnecit mesditën e sotme është përfshirë nga flakët një godinë e vogël, aty ku kanali i lagunës se Nartes lidhet me detin. Godina shërbente për magazinimin e materialeve të peshkimit ndërsa ajo është përfshirë nga zjarri rreth 30 minuta më parë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Zjarri rrezikonte të përhapej edhe në pyllin me pisha pranë godinës, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur neutralizimin e situatës.

Sipas shërbimit zjarrfikës, paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, pritet të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes ndërsa ka edhe dëme të shumta materiale

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular