Shoqërohet nga policia gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, sulmohet me spraj qytetarja që po filmonte momentin

0
27

TIRANA- Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei është shoqëruar nga policia mbrëmjen e djeshme gjatë protestës së studentëve në Tiranë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, pasi gjatë shoqërimit të tij, një qytetare, e cila po filmonte momentin, është goditur me spraj me piper në sy. Vincent van Gerven Oei njihet për investigimet dhe raportimet e tij mbi Shqipërinë, veçanërisht për çështjet që lidhen me pushtetin, ndërtimin dhe zhvillimet politike në vend.

Gazetari kishte komentuar së fundmi edhe përmbajtjen e dokumentarit ‘The Albanian Files’, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e parave të dyshuara nga aktivitetet kriminale në sektorin e ndërtimit dhe praninë e studiove të huaja në Shqipëri. Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e shoqërimit të gazetarit dhe as rrethanat e plota të ndërhyrjes së policisë ndaj protestueses.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu