BallinaAktualitetMarta Kos kritika Shqipërisë: Pavarësia gjyqësore dhe liria e medias të jenë...

Marta Kos kritika Shqipërisë: Pavarësia gjyqësore dhe liria e medias të jenë prioritet

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka kërkuar që Shqipëria të ketë në qendër të reformave sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias, duke i cilësuar këto si kushte kyçe për përparimin drejt anëtarësimit në BE. Gjatë prezantimit të progres-raportit në Parlamentin Evropian, Kos u shpreh se Shqipëria mund ta përmbushë objektivin për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027, por theksoi se kjo kërkon vijimësi në reformat kryesore.

Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave themelore dhe përparimit në çështjet mjedisore, duke theksuar se këto reforma janë të rëndësishme jo vetëm për integrimin evropian, por edhe për jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë.

“Në të njëjtën kohë, do të na duhet të shohim një vijimësi të përqendrimit te përparimi në fushat kyçe. Kjo është e rëndësishme që Shqipëria të përmbushë objektivin e saj ambicioz, por të arritshëm, për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027. Në qendër të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë sundimi i ligjit, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore. Përparimi në çështjet mjedisore duhet të jetë gjithashtu një përparësi. Këto çështje kanë rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve,” tha Marta Kos.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular