Del foto e Urim Fikut i vrarë me armë zjarri. Shoqërohen në polici gruaja dhe djali i tij

0
16

BULQIZË — Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 61-vjeçarit Urim Fiku, i cili u gjet i pajetë në malet e Bulqizës, teksa hetimet zyrtare kanë marrë një kthesë të papritur nga aksidenti natyror drejt veprës penale të vrasjes.

Përgjatë veprimeve të para hetimore, pjesëtarët e familjes deklaruan për shërbimet e Policisë se fjalët e fundit të 61-vjeçarit gjatë një komunikimi telefonik kishin qenë se po sulmohej nga një ari i egër në zonën malore.

Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë ka rrëzuar dëshminë paraprake të familjarëve. Mjekët ligjorë konfirmuan se shkaku i vërtetë i vdekjes së Urim Fikut ishte një plagë e shkaktuar nga një plumb pistolete në gjoks.

Pas daljes së rezultateve të autopsisë, Policia e Shtetit ka shoqëruar për marrjen në pyetje bashkëshorten dhe djalin e viktimës. Grupi i hetuesve, nën drejtimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Dibrës, Abaz Muça, po verifikon disa pista hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu