BallinaSportMaran publikon listën e Shqipërisë: Rikthehen Berisha e Muçi për dy sfidat...

Maran publikon listën e Shqipërisë: Rikthehen Berisha e Muçi për dy sfidat përcaktuese në UEFA Nations League

TIRANË — Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Rolando Maran, ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në UEFA Nations League. Kombëtarja kuqezi futet në këtë fazë me objektivin për të mbrojtur vendin e parë në Grupin C1, ku aktualisht kryeson me 9 pikë.

Shqipëria do të përballet më 12 nëntor me Finlandën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndërsa më 15 nëntor do të udhëtojë drejt Budapestit për takimin përmbyllës kundër Bjellorusisë.

Në zgjedhjet e teknikut Maran spikasin rikthimet e portierit Etrit Berisha dhe mesfushorit me tipare sulmuese Ernest Muçi, pas paraqitjeve të tyre pozitive me klubet përkatëse, si dhe përfshirja e sulmuesit Taulant Seferi. Ndërkohë, sa u përket mungesave, jashtë listës kanë mbetur Ivan Balliu, i cili ka mbyllur rrugëtimin e tij me përfaqësuesen, si dhe Thomas Strakosha, Armando Broja dhe Nedim Bajrami.

Lista e plotë e të grumbulluarve për dy sfidat e nëntorit përbëhet nga:

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.

Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular