E rëndë! E zë korenti, ndërron jetë elektricisti

0
8

VLORË- Një 45-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rryma elektrike gjatë punës në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, në Vlorë. Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, punonjës i Drejtorisë së Tensionit të Lartë.

Ngjarja ka ndodhur teksa Petanaj, së bashku me pjesën tjetër të grupit të punës, po kryente punime riparimi në nënstacionin elektrik. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së 45-vjeçarit./

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu