Penguan qarkullimin e automjeteve dhe bllokuan rrugën/ Policia e Tiranës vendos 12 masa të tjera administrative për protestuesit

0
11

TIRANË- Policia e Tiranës ka vendosur 12 masa administrative për protestuesit të cilët penguan qarkullimin e automjeteve dhe bllokuan rrugën pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, më 28 tetor 2026 për secilin prej tyre është vendosur një gjobë prej 5 mijë lekësh.

Uniformat blu bëjnë me dije se personat kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë përmes megafonit që të lirohej rruga.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu