ELBASAN- Mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan është regjistruar një aksident i rëndë rrugor ku një këmbësor ka mbetur i plagosur, pas përplasjes nga një automjet. Aksidenti është regjistruar në zonën e njohur si ish-Parku i Rezervave të Shtetit.
Sipas informacioneve paraprake i plagosuri është një person i moshuar, i cili në momentin e ngjarjes po lëvizte në këmbë. Bëhet e ditur se i moshuari ka pësuar dëmtime të rënda.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi identitetin e tij apo gjendjen shëndetësore. Autoritetet vijojnë me hetimin për rrethanat e aksidentit.
