BallinaAktualitetVlorë/ "Detyrim paraqitje" për mësuesin e edukimit fizik, avokatja flet pas seancës...

Vlorë/ “Detyrim paraqitje” për mësuesin e edukimit fizik, avokatja flet pas seancës gjyqësore për akuzat e ngacmimit seksual

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 35-vjeçarin Albano Ameti, mësues i edukimit fizik në shkollën “Hajredin Beqari” në Selenicë, i cili akuzohet për veprën penale të ngacmimit seksual ndaj disa nxënëseve të mitura.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokatja mbrojtëse ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me vendimin e gjykatës dhe rrethanat e çështjes. Ajo ka theksuar se pretendimet e ngritura ndaj klientit të saj nuk qëndrojnë në formën dhe përmbajtjen që u është atribuar në media dhe se komunikimet apo udhëzimet e dhëna gjatë orës së edukimit fizik kanë qenë të karakterit rreptësisht profesional dhe sportiv, të lidhura me mbajtjen e qëndrimit të drejtë të trupit gjatë ushtrimeve fizike. Sipas mbrojtjes, nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi privat, mesazhi apo sjelljeje tjetër të papërshtatshme jashtë kontekstit shkollor.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular