PODUJEVË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e katër personave në Podujevë. Bëhet me dije se të përfshirët në plagosje janë daja me nipin, si dhe një familjar i tyre, që janë Fidaim Zejnullahu, Fatlum Zejnullahu, Agim Xhemaji dhe Argjend Islami, ky i fundit kalimtar i rastit.
Sipas mediave të Kosovës, nipi ishte emigrant, ndërsa motivi i sulmit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e mëhershme. Ndërkohë, të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Prokuroria ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.




