Operacioni “Porosia” në Elbasan: Zbardhet vendosja e lëndës plasëse në makinën e punonjëses së Bashkisë, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë

0
29

ELBASAN — Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, ka finalizuar operacionin e koduar “Porosia”, duke zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur më 5 nëntor 2026 në lagjen “28 Nëntori”, ku u dëmtua me eksploziv automjeti i shtetases A. D.

Si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike, marrjes së dëshmive dhe veprimeve të thelluara hetimore, efektivët bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes dhe ndalimin e shtetasit E. T., 43 vjeç, banues në Durrës. Ai dyshohet se ka siguruar automjetin e përdorur nga autorët për realizimin e sulmit.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim policor tre shtetas të tjerë: O. E., 36 vjeç, dhe M. A., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, si dhe B. N., 17 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se katër shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe realizuar vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e punonjëses së Bashkisë Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi:

Elbasan/Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 05.11.2026, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vendos lëndë plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D..

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Identifikohet dhe ndalohet njëri prej personave të dyshuar, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 05.11.2026, rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”, ku u dëmtua me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetases A. D., organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, operacionin policor të koduar “Porosia”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, deklarimeve të marra dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes dhe ndalimi i shtetasit:

E. T., 43 vjeç, banues në Durrës (i cili dyshohet se ka siguruar automjetin e përdorur për kryerjen e ngjarjes).

Gjithashtu, u shpallën në kërkim policor shtetasit:

O. E., 36 vjeç; M. A., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan; dhe B. N., 17 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe realizuar vendosjen e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D..

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu