E rëndë në Vlorë! Helmim masiv në një kopsht, pesë fëmijë të shtruar në spital

0
15

VLORË — Disa fëmijë që frekuentojnë Kopshtin Nr. 10 në qytetin e Vlorës kanë shfaqur simptoma të rënda helmimi gjatë orëve të mbrëmjes, duke ngritur dyshime për kontaminim ushqimor në këtë institucion arsimor.

Shtatë të mitur i janë drejtuar shërbimit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Vlorës me ankesa për dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme. Pesë prej tyre janë shtruar në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm, ndërsa prindër të tjerë kanë konfirmuar se edhe fëmijët e tyre kanë pasur simptoma të ngjashme por i kanë trajtuar në kushte shtëpie.

Pas paraqitjes së rasteve, spitali rajonal ka njoftuar menjëherë Institutin e Shëndetit Publik (ISHP). Specialistët e ISHP-së kanë mbërritur në ambientet e kopshtit ku kanë marrë mostrat e ushqimit për ekzaminime laboratorike, përgjigjja e të cilave pritet të përcaktojë shkakun e saktë të helmimit të të miturve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu