BallinaPRO-PUBLIK · GAZETARI PËR ZGJIDHJE117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni, qeveria i akordon dhjetëfishin e pensionit...

117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni, qeveria i akordon dhjetëfishin e pensionit social

TIRANË- Qamile Marra është 117-vjeçarja, e cila sipas dokumenteve zyrtare është ndër personat më të moshuar në Shqipëri dhe në botë, do të përfitojë një shtesë të pensionit të akorduar nga qeveria. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave me propozimin e Kryeministrit, shtesa është përcaktuar në masën e dhjetëfishit të pensionit social, që do të thotë se shtesa mujore arrin në 102 220 lekë, ndërsa pensioni i saj i mëparshëm ishte 9 600 lekë.

Mësohet se, pensioni i së moshuarës ishte ndërprerë pasi ajo kishte mbushur 100 vjeç. I biri ka vijuar për disa vite përpjekjet për rikthimin e përfitimit, deri në miratimin e vendimit të fundit. Qamile Metan Marra rezulton se ka lindur më 19 gusht 1909, ndërsa vendimi i qeverisë përcakton se shtesa do të jepet si pension i posaçëm shtetëror dhe do të hyjë në fuqi menjëherë.

VENDIMI:

“K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA

V E N D I M PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. QAMILE METAN MARRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments