BallinaAktualitetAksidenti i rëndë, humb jetën 18-vjeçari

Aksidenti i rëndë, humb jetën 18-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 18-vjeçarit Florian Matraku në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, ku një automjet tip “Benz”, me drejtues Leonardo Skënderas, ka përplasur këmbësorin 18-vjeçar.

Matraku u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës dhe u trajtua në reanimacion, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake, i riu po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin në momentin e përplasjes.

Drejtuesi i automjetit, Leonardo Skënderas, është arrestuar nga policia. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments