BallinaSocialeGreqia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, masa...

Greqia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, masa pritet të hyjë në fuqi në janar 2027

GREQI – Qeveria greke po përgatit një paketë të re masash për kufizimin e aksesit të fëmijëve nën 15 vjeç në rrjetet sociale Instagram, Facebook dhe TikTok. Sipas planit të propozuar, ndalimi pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, me synimin për të mbrojtur shëndetin mendor dhe fizik të të miturve dhe për të parandaluar varësinë nga teknologjia.

Projektligji parashikon që platformat të kenë përgjegjësinë për verifikimin e moshës së përdoruesve, përmes metodave të besueshme dhe në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale. Në kuadër të kësaj nisme, autoritetet greke po shqyrtojnë edhe mundësinë e përfshirjes së Snapchat dhe platformave të tjera në një fazë të mëvonshme.

Ministri i Shtetit, Akis Skertsos deklaroi se mbrojtja e fëmijëve në internet është përgjegjësi e shtetit dhe detyrim i kompanive që operojnë platformat digjitale. Ai paralajmëroi se qeveria është e gatshme të përballet edhe me kompanitë e mëdha të teknologjisë për të garantuar zbatimin e masave.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, theksoi se përdorimi problematik i rrjeteve sociale mund të ndikojë në gjumin, përqendrimin, vetëvlerësimin dhe marrëdhëniet shoqërore të fëmijëve. Sipas tij, kufizimi i moshës synon të parandalojë këto pasoja dhe t’u krijojë të miturve më shumë hapësirë për të mësuar, luajtur dhe zhvilluar marrëdhënie në jetën reale.

Nisma është pjesë e strategjisë kombëtare të Greqisë për mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe lidhet gjithashtu me diskutimet në nivel europian për vendosjen e një kufiri të përbashkët moshe dhe forcimin e sigurisë në shërbimet digjitale

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments