Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokatja e saj,
GJKKO ka caktuar ndaj saj masën ‘Detyrim paraqitje’, teksa ajo po hetohet për korrupsion, shkelje barazie në tendera dhe grup kriminal.
Karçanaj qëndroi për më shumë se 3 orë e 20 minuta përballë Prokurorëve të Posaçme dhe u pyet lidhur me tenderat e zhvilluar gjatë kohës që ajo drejtonte institucionin e AKSHI-t.
